Bem
Fazer o bem é mandamento de Deus e expressão prática do amor cristão. A Bíblia convida a praticar o bem a todos, com alegria, sem se cansar — porque colheremos no tempo próprio.
Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.
Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.
Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!
Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe mirësinë tënde, sepse janë të përhershme.
Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.
Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.
Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.
Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.
Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.
Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.
Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë.
Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.
Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë për ju, aq sa mbasi të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë, t’ju teprojë për çfarëdo pune të mirë,
Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,
po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.
i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.
Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t’i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë,
diturisë vetëkontroll, vetëkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmërinë,
perëndishmërisë dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë.
Dhe kush do t’ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?
Kështu thotë Zoti: "Ndaluni nëpër rrugë dhe shikoni, pyesni për shtigjet e vjetra, ku është rruga e mirë, dhe ecni nëpër të; kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj". Por ata përgjigjen: "Nuk do të ecim nëpër të".
Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.
Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babune, por për ta vënë mbi shandan, dhe t’u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej''.
Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm.