Pular para o conteúdo
Publicidade

2 i Kronikave 2

1 Pastaj Salomoni vendosi të ndërtojë një tempull në emër të Zotit dhe një pallat për vete.

2 Salomoni rekrutoi shtatëdhjetë mijë burra që të mbartnin pesha, tetëdhjetë mijë të nxirrnin gurë në malet dhe tre mijë e gjashtëqind veta për t’i mbikëqyrur.

3 Pastaj Salomoni i çoi fjalë Hiramit, mbretit të Tiros: "Ashtu si ke bërë me Davidin, atin tim, të cilit i dërgove cedra për të ndërtuar një shtëpi në të cilën të banonte, bëj të njëjtën gjë me mua.

4 Ja unë jam duke ndërtuar një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, për t’ia kushtuar atij, për të djegur para tij temjan erëmirë, për të ekspozuar vazhdimisht bukët e paraqitjes dhe për të ofruar holokauste në mëngjes dhe në mbrëmje, të shtunave, kur të ketë hënë të re dhe në festat e caktuara nga Zoti, Perëndia ynë. Ky është një ligj i përjetshëm për Izraelin.

5 Tempulli që unë do të ndërtoj do të jetë i madh, sepse Perëndia ynë është më i madh se tërë perënditë e tjera.

6 Po kush do të jetë në gjendje t’i ndërtojë një tempull me qenë se qiejt dhe qiejt e qiejve nuk janë në gjendje ta nxënë? E kush jam unë që t’i ndërtoj një tempull, qoftë edhe vetëm për të djegur temjan para tij?

7 Prandaj dërgomë tani një njeri të shkathët që di të punojë arin, argjendin, bronzin, hekurin, purpurin, të kuqen flakë, ngjyrë vjollcën dhe që të dijë të bëjë çdo lloj prerjesh, duke punuar bashkë me specialistët që janë pranë meje në Judë dhe në Jeruzalem, dhe që ati im ka përgatitur.

8 Dërgomë edhe nga Libani dru cedri, qiparisi dhe santali, sepse e di që shërbëtorët e tu janë të aftë të presin drurin e Libanit; dhe ja, shërbëtorët e mi do të punojnë bashkë me shërbëtorët e tu,

9 për të më përgatitur lëndë druri me shumicë, sepse tempulli që do të ndërtoj do të jetë i madh dhe i mrekullueshëm.

10 Dhe shërbëtorëve të tu që do të rrëzojnë dhe do të presin drurët unë do t’u jap njëzet mijë kore gruri, njëzet mijë kore elbi, njëzet mijë bate verë dhe njëzet mijë bate vaji".

11 Dhe Hirami, mbret i Tiros, u përgjigj me një shkrim, që i dërgoi Salomonit: "Me qenë se Zoti e do popullin e tij, të ka caktuar mbret mbi të".

12 Hirami thoshte gjithashtu: "I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, që ka bërë qiejt dhe tokën, sepse i ka dhënë mbretit një bir të urtë, shumë të zgjuar dhe të aftë, që do të ndërtojë një tempull për Zotin dhe një pallat mbretëror për vete!

13 Unë po të dërgoj një njeri të shkathët dhe të ditur të atit tim Hiram, që është

14 bir i një gruaje nga bijat e Danit, ndërsa i ati ishte një njeri nga . Ai di të punojë arin, bronzin, hekurin, gurin, drurin, purpurin dhe ngjyrë vjollcën, të kuqe flakë, pëlhurën e hollë dhe di të bëjë çdo prerje dhe çdo lloj vizatimi që i besohet. Ai do të punojë me specialistët e tu dhe me specialistët e zotit tim , atit tënd.

15 Tani, pra, imzot le t’u dërgojë shërbëtorëve të tij grurin, elbin, vajin dhe verën, që u ka premtuar;

16 dhe ne do të presim tërë drurët e Libanit për të cilat ke nevojë; do t’i sjellim me trap nëpër det deri në dhe ti do t’i mbartësh në Jeruzalem".

17 Salomoni regjistroi tërë të huajt që ndodheshin në vendin e Izraelit, mbas regjistrimit që kishte bërë Davidi, i ati; ata ishin njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind veta,

18 dhe mori shtatëdhjetë mijë prej tyre për të mbartur pesha, tetëdhjetë mijë për të prerë gurë në mal dhe tre mijë e gjashtëqind mbikëqyrës që ta bënin popullin të punonte.

Pessoa
Tribo de Judá
Davi
דָוִֽדdavidΔαυιδDauid
Davi, filho de Jessé, era pastor em Belém quando Samuel o ungiu; venceu Golias, reinou sobre Israel em Jerusalém e escreveu muitos dos salmos (1 Samuel 16:13).
Significado: “Amado”
Ver página completa
Pessoa
Tribo de Judá
Davi
דָוִֽדdavidΔαυιδDauid
Davi, filho de Jessé, era pastor em Belém quando Samuel o ungiu; venceu Golias, reinou sobre Israel em Jerusalém e escreveu muitos dos salmos (1 Samuel 16:13).
Significado: “Amado”
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Tiro
Hoje: Tiro (Sur), Líbano
צֹרtsorΤύροςTuros
Tiro é uma cidade fortificada, cercada pelo mar, cujo rei Hirão forneceu cedro e ouro a Salomão. Foi anunciado fogo nos seus muros, e Jesus foi à região de Tiro e Sidom (1 Reis 9:11).
33,27° N, 35,20° L
Citado em 64 versículos
Ver página completa
Pessoa
Tribo de Judá
Davi
דָוִֽדdavidΔαυιδDauid
Davi, filho de Jessé, era pastor em Belém quando Samuel o ungiu; venceu Golias, reinou sobre Israel em Jerusalém e escreveu muitos dos salmos (1 Samuel 16:13).
Significado: “Amado”
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Jope
Hoje: Jafa (Tel Aviv), Israel
יָפוֹyaphoἸόππηIoppē
Jope é a cidade onde Pedro ficou algum tempo com Simão, o curtidor, e onde Jonas achou um navio que ia para Társis, quando fugia da presença do Senhor (Atos 9:43).
32,05° N, 34,75° L
Citado em 14 versículosTb.: Jafo
Ver página completa
Todos os capítulos de 2 i Kronikave 36
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.