Pular para o conteúdo
Publicidade

Atos 16

10 Mbasi e pa vegimin, kërkuam menjëherë shkojmë Maqedoni, bindur se Zoti na kishte thirrur t’ua shpallim atyre ungjillin.

11 Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për Samotrakë, dhe nesërmen Neapolis,

12 dhe prej andej Filipi, është qyteti i parë i asaj ane Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë atë qytet.

13 Ditën e shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave ishin mbledhur atje.

14 Dhe një grua, me emër Lidia, ishte tregtare purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për dëgjuar gjërat thoshte Pali.

15 Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: ''qoftë se keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni shtëpinë time dhe rrini''. Dhe na detyroi pranojmë.

16 Dhe, kur po shkonim për lutje, na doli para një skllave e re kishte një frymë falli, e cila, duke u treguar fatin njerëzve, u sillte shumë fitime zotërinjve saj.

17 Ajo u vu ndjekë Palin dhe ne, dhe bërtiste duke thënë: ''Këta njerëz janë shërbëtorë Perëndisë Shumë Lartë dhe ju shpallën udhën e shpëtimit''.

Veja também