Pular para o conteúdo
Publicidade

Eksodi 2

1 Por një njeri i shtëpisë Levit shkoi e mori për grua një bijë Levit.

2 Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.

3 Por, kur nuk mundi ta mbante fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi fëmijën dhe e la kallamishtën bregun e lumit.

4 Motra e fëmijës rrinte një farë largësie për mësuar se çfarë do t’i ndodhte.

5 Por vajza e Faraonit zbriti për t’u larë lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.

6 E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky është një fëmijë hebre".

7 Atëherë motra e fëmijës i tha bijës Faraonit: "A duhet shkoj thërras një tajë nga gratë hebre ta mëndë këtë fëmijë për ty?".

8 E bija e Faraonit iu përgjigj: "Shko". Dhe vajza shkoi thërrasë nënën e fëmijës.

9 Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.

10 Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës Faraonit; ai u bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".

Veja também