16 Sepse atje ku ka një testament do të ketë me doemos edhe vdekjen e trashëgimlënësit.
17 Sepse testamenti është i vlefshëm vetëm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarë fuqie derisa trashëgimlënësi ende rron.
18 Prandaj edhe Besëlidhja e parë nuk u vërtetua pa gjak.
19 Sepse kur iu shpallën të gjitha urdhërimet sipas ligjit gjithë popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e viçave, të cjepve, bashkë me ujë, lesh të kuq dhe hisop, e spërkati librin dhe gjithë popullin,
20 duke thënë: ''Ky është gjaku i Besëlidhjes që Perëndia urdhëroi për ju''.