Pular para o conteúdo
Publicidade

João 21

15 Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ''Simon nga Jona, a do ti mua shumë se këta?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti qengjat e mi!''.

16 Përsëri e pyeti për dytën herë: ''Simon nga Jona, a do ti mua?''. Iu përgjigj: ''Po, Zot, ti e di se unë dua''. Jezusi i tha: ''Ki kujdes për delet e mia''.

17 E pyeti për tretën herë: ''Simon nga Jona, a do ti mua?''. Pjetri u trishtua pse e pyeti për tretën herë: ''A do ti mua?'', dhe iu përgjigj: ''Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë dua''. Jezusi i tha: ''Kulloti delet e mia.

Veja também