Publicidade

Josué 6

1 Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mirë nga frika e bijve Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte .

2 Zoti i tha Jozueut: "Shiko, unë kam dhënë dorë Jerikon, mbretin e tij dhe luftëtarët e tij trima.

3 Ju gjithë, luftëtarët, do marshoni rreth qytetit, do silleni një herë rreth tij. Kështu do bëni gjashtë ditë me radhë.

4 Shtatë priftërinj do çojnë përpara arkës shtatë bori prej briri dashit; por ditën e shtatë do silleni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë do t’u bien borive.

5 Kur ata t’u bien pa pushim brirëve dashit dhe ju dëgjoni zërin e borisë, tërë populli do bëjë një ulërimë madhe; atëherë muret e qytetit do shemben dhe populli do ngjitet, gjithsekush drejt, përpara.

6 Kështu Jozueu, bir i Nunit, thirri priftërinjtë dhe u tha atyre: "Merrni arkën e besëlidhjes dhe shtatë priftërinj mbajnë shtatë bori prej briri dashit përpara arkës Zotit".

7 Pastaj i tha popullit: "Shkoni përpara dhe marshoni rreth qytetit, njerëzit e armatosur ecin përpara arkës Zotit".

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-