Publicidade

Lucas 13

10 Një shtunë Jezusi po mësonte një sinagogë.

11 Dhe ja, ishte një grua, e cila prej tetëmbëdhjetë vjetësh kishte një frymë lëngate, dhe ajo ishte krejt e kërrusur dhe asnjë mënyrë nuk drejtohej dot.

12 Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ''O grua, ti je e liruar nga lëngata jote''.

13 Dhe i vuri duart mbi dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë.

14 Por kryetari i sinagogës, i indinjuar sepse Jezusi kishte shëruar ditën e shtunë, iu drejtua turmës dhe i tha: ''Gjashtë janë ditët kur duhet punohet; ejani, pra, shëroheni ato ditë dhe jo ditën e shtunë''.

15 Atëherë Zoti u përgjigj dhe tha: ''Hipokritë! A nuk e zgjidh secili nga ju shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta çojë për pirë?

16 A nuk duhej, pra, zgjidhej nga këto pranga, ditën e shtunë, kjo është bijë e Abrahamit dhe Satani e mbajti lidhur prej tetëmbëdhjetë vjetësh?''.

17 Dhe, kur ai thoshte këto gjëra, gjithë kundërshtarët e tij mbetën turpëruar, ndërsa mbarë turma gëzohej për gjitha veprat madhështore ai kishte kryer.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-