Pular para o conteúdo
Publicidade

Luka 15

3 Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:

4 ''Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t’i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretëtirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi derisa ta gjejë?

5 Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;

6 dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: "Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.

7 Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também