Pular para o conteúdo
Publicidade

Mateus 16

5 Kur dishepujt e vet arritën bregun tjetër, ja kishin harruar marrin bukë me vete.

6 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!''.

7 Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: ''Se nuk kemi marrë bukë''.

8 Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ''O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush nuk keni marrë bukë?

9 Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?

10 Dhe shtatë bukët për katër mijë burra dhe sa kosha keni mbushur?

11 Si nuk kuptoni nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?''.

12 Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe saducenjve.

Veja também