Pular para o conteúdo
Publicidade

Mateu 24

45 ''Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t’u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?

46 Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.

47 Në të vërtetë po ju them se ai do t’ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.

48 Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria im vonon të vijë",

49 dhe fillon t’i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;

50 zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;

51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh''.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também