Publicidade

Mateus 25

1 ''Atëherë mbretëria e qiejve do t’u ngjajë dhjetë virgjëreshave, cilat i morën llambat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.

2 Tani pesë nga ato ishin mençura dhe pesë budallaçka.

3 Budallaçkat, kur morën llambat e tyre, nuk morën me vet vajin;

4 kurse mençurat, bashkë me llambat, morën edhe vajin enët e tyre.

5 Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën gjitha dhe i zuri gjumi.

6 Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

7 Atëherë gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llambat e tyre.

8 Dhe budallaçkat u thanë mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llambat tona po na fiken".

9 Por mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do mjaftonte as për ne e as për ju; mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

10 Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat ishin gati, hynë bashkë me dasmë; dhe dera u mbyll.

11 pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

12 Por ai, duke u përgjigjur, tha: "vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

13 Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën cilët do vijë Biri i njeriut''.

Veja também

Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-07-05_12-11-46-