Pular para o conteúdo
Publicidade

Mateus 8

5 Kur Jezusi hyri Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,

6 dhe duke thënë: ''O Zot, shërbëtori im rri shtrirë shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë''.

7 Dhe Jezusi i tha: ''Do vij dhe do ta shëroj''.

8 Centurioni duke u përgjigjur i tha: ''Zot, unë nuk jam i denjë ti hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do shërohet.

9 Sepse unë jam një njeri nën urdhrin e tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t’i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t’i them një tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t’i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë", ai e bën''.

10 Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre e ndiqnin: ''vërtetë po ju them, se askund Izrael nuk e gjeta një besim aq madh.

11 Unë po ju them se shumë do vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do ulen tryezë me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin, mbretërinë e qiejve,

12 por bijtë e mbretërisë do flaken errësirat e jashtme. Atje do jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve''.

13 Dhe Jezusi i tha centurionit: ''Shko dhe u bëftë ashtu si besove!''. Dhe shërbëtori i tij u shërua atë çast.

Veja também