Pular para o conteúdo
Publicidade

Mateu 9

27 Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''.

28 Kur arriti shtëpi, verbrit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''.

29 Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''.

30 Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''.

Veja também