Pular para o conteúdo
Publicidade

Osea 3

1 Zoti tha akoma: "Shko dhe dashuro një grua dashuruar nga një dashnor dhe është shkelëse e kurorës, ashtu si Zoti i do bijtë e Izraelit, megjithëse ata u drejtohen perëndive tjera dhe pëlqejnë reçelin e rrushit".

2 Kështu unë e bleva për pesëmbëdhjetë sikla argjendi dhe për një homer e gjysmë elbi,

3 dhe i thashë: "Ti do rrish shumë ditë me mua; nuk do kurvërohesh dhe nuk do jesh e asnjeriut; po kështu do veproj unë me ty".

4 Sepse bijtë e Izraelit do rrinë shumë ditë pa mbret, pa kryetar, pa flijim dhe pa shtyllë shenjtë, pa efod dhe pa idhuj shtëpisë.

5 Pastaj bijtë e Izraelit do kthehen dhe do kërkojnë Zotin, Perëndinë e tyre, dhe Davidin, mbretin e tyre, dhe do kthehen duke u dridhur tek Zoti dhe te mirësia e tij mbarim ditëve.

Veja também