Pular para o conteúdo
Publicidade

Fjalët e urta 31

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

14 Ajo u përngjan anijeve të tregtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

15 Çohet që me natë për t’i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t’u dhënë urdhrat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

18 E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin.

20 I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também