4 Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.5 Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.6 Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.7 Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.8 Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,9 i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.
Publicidade
1 Tessalonicenses 5
Veja também
Publicidade