Publicidade

Lucas 7

11 Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.12 Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.13 Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: ''Mos qaj!''14 U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: ''Djalosh, unë të them, çohu!''.15 Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.16 Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: ''Midis nesh doli një profet i madh'' dhe: ''Perëndia e vizitoi popullin e vet''.17 Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-04-20_11-41-06-