1 Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

2 Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.

3 Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta.

4 Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.