Publicidade

Cânticos 2

1 Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave.

2 Si një zambak midis gjembave, ashtu është mikesha ime midis vajzave.

3 Si një mollë midis pemëve pyllit kështu është i dashuri im midis rinjve. Kam dëshiruar shumë rri hijen e tij dhe aty jam ulur, fryti i tij ishte i ëmbël gojën time.

4 çoi shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.

5 mbani me pite rrushi, përtërini me mollë, sepse unë vuaj nga dashuria.

6 Dora e tij e majtë është poshtë kokës sime, dora e tij e djathtë përqafon.

7 Ju përgjërohem, o bija Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, derisa kështu t’i pëlqejë

8 Ja zëri i dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.

9 I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave tyre.

10 I dashuri im ka folur dhe ka thënë: "Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja!

11 Sepse, ja, dimri ka kaluar, shiu pushoi, iku.

12 Lulet duken mbi tokë, koha e kënduarit erdhi, dhe vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.

13 Fiku nxjerr fiqtë e tij papjekur, vreshtat lulëzim përhapin një aromë këndshme. Çohu, mikja ime, e bukura ime, dhe eja.

14 O pëllumbesha ime, rri çarat e shkëmbinjve, strukat e rrëmoreve, ma trego fytyrën tënde, bëj ta dëgjoj zërin tënd, sepse zëri yt është i këndshëm dhe fytyra jote është e hijshme".

15 I zini dhelprat, dhelprat e vogla dëmtojnë vreshtat, sepse vreshtat tona janë lulëzim.

16 I dashuri im është imi, dhe unë jam e tij; ai e kullot kopenë midis zambakëve.

17 Para se fryjë flladi i ditës dhe hijet ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet na ndajnë.

Veja também

Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-07-05_19-25-13-