Pular para o conteúdo
Publicidade

Kantiku i Kantikëve 5

1 Hyra kopshtin tim, o motra ime, nusja ime, mblodha mirrën time me balsamin tim, hëngra huallin tim me mjaltin tim, piva verën time me qumështin tim. Shokë, hani, pini; po, dehuni, o dashur!

2 Unë flija, por zemra ime përgjonte. Dëgjoj zërin e dashurit tim, troket dhe thotë: "Hapma, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, sepse koka ime është gjithë vesë dhe kaçurrelat e mia gjithë cirka natës.

3 E hoqa rrobën time, si mund ta vesh përsëri? I lava këmbët, si mund t’i fëlliq përsëri?

4 I dashuri im e vuri dorën te vrima e derës, dhe përbrendshmet e mia u ngashëryen nga ai.

5 U ngrita për t’i hapur derën dashurit tim, dhe nga duart e mia pikoi mirra, nga gishtërinjtë e mi mirra e lëngët, rridhte mbi dorezën e bravës.

6 Ia hapa dashurit tim, por i dashuri im ishte tërhequr dhe kishte ikur; zemra ime ligështohej kur ai fliste. E kërkova, por nuk e gjeta; e thirra, por ai nuk m’u përgjigj.

7 Rojet sillen nëpër qytet gjetën, rrahën, plagosën; rojet e mureve çorën velin.

8 Unë ju lutem shumë, o bija Jeruzalemit, rast se e gjeni dashurin tim, çfarë do t’i thoni? I thoni se jam e sëmurë nga dashuria.

9 Çfarë ka tepër i dashuri yt se një i dashur tjetër, o e bukura midis grave? Çfarë ka i dashuri yt tepër se një i dashur tjetër, përse përgjërohesh kështu?

10 I dashuri im është i bardhë dhe i kuq, ai dallon ndër dhjetë mijë veta.

11 Koka e tij është ar i kulluar, kaçurrelat e flokëve tij janë rrica-rrica, zeza korb.

12 Sytë e tij janë si ato pëllumbit pranë rrëkeve ujit, lara qumësht, ngallmuara si një gur i çmuar një unazë.

13 Faqet e tij janë si një lehe balsami, si lehe barërash aromatike; buzët e tij janë zambakë, nxjerrin mirra lëngët.

14 Duart e tij janë unaza ari, stolisura me gurë çmuar; barku i tij është fildish shndrit, i mbuluar me safirë.

15 Këmbët e tij janë kolona mermeri mbështetura themele ari kulluar. Pamja e tij është si Libani, madhështore si cedrat.

16 Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës çdo pikëpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija Jeruzalemit.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também