Pular para o conteúdo
Publicidade

Cânticos 7

1 Sa bukura janë këmbët e tua këpucë, o bija e princit! Pjesët e rrumbullakëta ijëve tua janë si stoli, vepër e dorës një artisti.

2 Kërthiza jote është një kupë e rrumbullakët, ku nuk mungon kurrë vera aromatike. Barku yt është një tog gruri, i rrethuar nga zambakë.

3 Dy gjinjtë e tu janë si dy kaproj vegjël, binjake gazelave.

4 Qafa jote është si një kullë fildishi, sytë e tu janë si ato pellgjeve Heshbonit pranë portës Bath-Rabimit. Hunda jote është si kulla e Libanit, shikon drejtim Damaskut.

5 Koka jote lartohet mbi ty si Karmeli dhe flokët e kokës sate janë purpur; një mbret u zu rob i gërshetave tua.

6 Sa e bukur je dhe sa e hijshme je, o e dashura ime, me gjitha ëndjet siguron!

7 Shtati yt është i njëllojtë me atë palmës dhe gjinjtë e tu janë si vile.

8 Kam thënë: "Do ngjitem mbi palmë dhe do kap degët e saj". Qofshin gjinjtë e tu si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

9 dhe puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, zbret ëmbël për kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij fle.

10 Unë jam e dashurit tim dhe ai dëshiron.

11 Eja, i dashuri im, le dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

12 çohemi shpejt mëngjes për shkuar vreshtat dhe për parë qoftë se vreshti ka lëshuar lastarë, se kanë çelur lulet e tij dhe se shegët kanë lulëzuar. Aty do jap dashurinë time.

13 Madërgonat përhapin aromën e tyre dhe mbi portat tona ka fryte zgjedhura çdo lloji, freskëta dhe thata, i kam ruajtur për ty, i dashuri im.

Veja também