Pular para o conteúdo
Publicidade

Ezekieli 41

1 Pastaj çoi shenjtërore dhe mati shtyllat; gjashtë kubitë gjerësi nga një anë dhe gjashtë kubitë gjerësi nga ana tjetër, ashtu siç ishte gjerësia e tabernakullit.

2 Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kubitë dhe muret anësore hyrjes pesë kubitë nga një anë dhe pesë kubitë nga ana tjetër. Mati gjatësinë e shenjtërores: dyzet kubitë, dhe gjerësinë e tij njëzet kubitë.

3 Pastaj hyri brenda dhe mati mbajtëset e portës: dy kubitë; porta ishte gjashtë kubitë dhe gjerësia e saj shtatë kubitë.

4 Mati gjatësinë e saj: njëzet kubitë, dhe gjerësinë e saj përpara shenjtërores, njëzet kubitë; pastaj tha: "Ky është vend shumë i shenjtë".

5 Pastaj mati murin e tempullit: gjashtë kubitë; ndërsa gjerësia e çdo dhome anësore rreth e rrotull tempullit ishte katër kubitë.

6 Dhomat anësore ishin me tre kate, njëra mbi tjetrën, tridhjetë dhoma për kat; ato mbështeteshin mbi disa dalje murit tempullit, bëra rreth e qark për dhomat anësore; kështu ishin ngjitur por nuk mbështeteshin mbi murin e tempullit.

7 Madhësia e dhomave anësore rritej dora dorës kalohej nga një kat tjetrin, sepse daljet e strukturës murit tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madhësia e strukturës tempullit rritej dora dorës ngjiteshe nga kati i poshtëm lartin dhe duke kaluar nëpër atë mesit.

8 Pashë gjithashtu rreth tempullit një lartësim; themelet e dhomave anësore ishin sa një kallam i tërë prej gjashtë kubitësh.

9 Gjerësia e murit jashtëm dhomave anësore ishte pesë kubitë; hapësira e lënë e lirë ndërmjet dhomave anësore i përkisnin tempullit

10 dhe dhomat e jashtme ishte njëzet kubitë rreth e qark tempullit.

11 Portat e dhomave anësore shikonin nga hapësira e lirë: një portë nga veriu dhe tjetra nga jugu; gjerësia e hapësirës lirë ishte pesë kubitë rreth e qark.

12 Ndërtimi ndodhej përballë hapësirës boshe nga ana e perëndimit kishte një gjerësi prej gjashtëdhjetë kubitësh; muri i ndërtimit ishte i trashë pesë kubitë rreth e qark dhe i gjatë nëntëdhjetë kubitë.

13 Pastaj mati tempullin, kishte një gjatësi prej njëqind kubitësh. Hapësira boshe, ndërtimi dhe muret e tij kishin gjithashtu njëqind kubitë gjatësi.

14 Gjerësia e fasadës tempullit dhe hapësira boshe nga ana lindore ishin njëqind kubitë.

15 Mati gjatësinë e ndërtimit përpara hapësirës boshe ndërtimit, pjesën e pasme tij, me gjithë galeritë nga një anë dhe nga ana tjetër: njëqind kubitë. Kështu mati pjesën e brendshme shenjtërores dhe tremet e oborrit.

16 Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin mbuluara),

17 deri mbi portën, pjesën e brendshme dhe jashtme tij tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa përpikta.

18 Ishin riprodhuar kerubinë dhe palma, një palmë midis kerubinit dhe kerubinit; çdo kerubin kishte dy fytyra:

19 fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt një palme nga një anë, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palmës tjetër nga ana tjetër. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.

20 Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.

21 Shtalkat e shenjtërores ishin katrore, po kështu fasada e vendit shenjtë; pamja e njërës ishte si pamja e tjetrës.

22 Altari ishte prej druri, i lartë tre kubitë dhe i gjatë dy kubitë; qoshet e tij, gjatësia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri tha: "Kjo është tryeza rri para Zotit".

23 Shenjtërorja dhe vendi i shenjtë kishin dy porta.

24 Çdo portë kishte dy kanate, dy kanate mblidheshin dysh: dy kanate për një portë dhe dy kanate për tjetrën.

25 Mbi to, mbi portat e shenjtërores, ishin gdhendur kerubinë dhe palma, si ata ishin gdhendur mbi mure. Mbi fasadën e tremes, nga jashtë, kishte një strehore prej druri.

26 Kishte dritare me kanata dhe palma nga dyja anët, mbi muret anësore tremes dhe mbi dhomat anësore tempullit dhe mbi strehore.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também