Pular para o conteúdo
Publicidade

Zanafilla 25

1 Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, quhej Keturah.

2 Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Midianin, Ishbakun dhe Shuahin.

3 Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.

4 Bijtë e Midianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

5 Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;

6 por bijve Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit tij Isakut, drejt lindjes, një vend lindjes.

7 Këto janë vitet e jetës Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.

8 Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq pleqëri mbarë, i shtyrë moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.

9 Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën shpellën e Makpelahut arën e Efronit, biri i Zoarit, hiteut, ndodhet përballë Mamres,

10 arë Abrahami u kishte blerë bijve Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.

11 Mbas vdekjes Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit Lahai-Roit.

12 Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.

13 Këta janë emrat e bijve Ismaelit, sipas emrit brezave tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,

14 Mishma, Dumahu, Masa,

15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.

16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, sipas fshatrave dhe fushimeve tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve tyre përkatës.

17 Por këto janë vitet e jetës Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.

18 (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri Shur, është lindje Egjiptit, drejtim Asirisë). Ai u vendos prani gjithë vëllezërve tij.

19 Këta janë pasardhësit e Isakut, birit Abrahamit.

20 Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.

21 Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.

22 Por fëmijët shtynin njëri-tjetrin barkun e saj dhe ajo tha: "qoftë se është kështu (iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë këto kushte?". Dhe kështu vajti konsultohet me Zotin.

23 Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen barkun tënd dhe dy popuj kanë për dalë nga përbrendshmet e barkut tënd. Njëri nga këta dy popuj do jetë i fortë se tjetri, dhe i madhi do t’i shërbejë voglit".

24 Kur erdhi koha për lindte, ajo kishte bark dy binjakë.

25 Dhe i pari doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.

26 Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.

27 Dy fëmijët u rritën dhe Esau u një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, jetonte çadra.

28 Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.

29 Një herë Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.

30 Dhe Esau i tha Jakobit: "lutem, lërë ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arsye e quajtën Edom.

31 Por Jakobi iu përgjigj: "shit parë parëbirninë tënde".

32 Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç’dobi kam nga parëbirnia?".

33 Atëherë Jakobi tha: "parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.

34 Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também