Pular para o conteúdo
Publicidade

Zanafilla 5

1 Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

2 Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

3 Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

4 Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

5 Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

6 Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.

7 Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

8 Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

9 Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.

10 Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

11 Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

12 Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.

13 Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

14 Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

15 Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

16 Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

17 Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

18 Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.

19 Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.

20 Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.

21 Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.

22 Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

23 Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

24 Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.

25 Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.

26 Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.

27 Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.

28 Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;

29 dhe i vuri emrin , duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".

30 Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.

31 Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.

32 Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

Pessoa
H5146
Noé
נֹ֖חַnoachΝωεNoe
Noé, homem justo diante de Deus, construiu a arca por ordem do Senhor e se salvou do dilúvio com a família e os animais (Gênesis 6:9).
Significado: “Descanso, consolo”
Ver página completa
Todos os capítulos de Zanafilla 50
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42
  43. 43
  44. 44
  45. 45
  46. 46
  47. 47
  48. 48
  49. 49
  50. 50

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.