Publicidade

Isaías 1

1 Vegimi i Isaias, birit Amotsit, ai pa për Judën dhe Jeruzalemin ditët e Uziahut, Jothamit, Ashazit dhe Ezekias; mbretër Judës;

2 Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: "Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje.

3 Kau e njeh zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend".

4 Mjerë, komb mëkatar, popull i ngarkuar me paudhësi, racë keqbërësish, bij veprojnë mënyrë çoroditur! Kanë braktisur Zotin, kanë përçmuar Shenjtin e Izraelit, kanë devijuar dhe janë kthyer prapa.

5 Pse doni goditeni edhe ? Do ngrinit krye edhe tepër. Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon.

6 Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë shëndoshë; vetëm plagë, vurrata dhe plagë hapura, nuk janë as pastruar, as lidhur as qetësuar me vaj.

7 Vendi juaj është shkretuar, qytetet tuaja janë djegur nga zjarri, tokën tuaj e përpijnë huajt para syve tuaj; është si një shkretim sikur ta kishin shkatërruar huajt.

8 Kështu bija e Sionit ka mbetur si një karakollë një vresht, si një kasolle një arë me shalqi, si një qytet i ngujuar.

9 qoftë se Zoti i ushtrive nuk do na kishte lënë një mbetje vogël, do ishim si Sodoma, do t’i ngjisnim Gomorrës.

10 Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë Sodomës, vërini veshin ligjit Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës!

11 "Ç’më duhet shumica e flijimeve tuaja, thotë Zoti. Jam ngopur nga holokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshëve majme; gjakun e demave, qengjave dhe cjepve nuk e pëlqej.

12 Kur vini paraqiteni përpara meje, kush ua ka kërkuar këtë, shkelni oborret e mia?

13 Mos sillni blatime kota; temjani është neveri për mua; nuk mund t’i duroj hënat e reja dhe shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhësinë bashkë me mbledhjet e shenjta.

14 Unë i urrej hënat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janë një barrë për mua, jam lodhur duke i duruar.

15 Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjet tuaja, unë nuk dëgjoj; duart tuaja janë tërë gjak.

16 Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni keq.

17 Mësoni bëni mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas ve.

18 Ejani, pra, dhe diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja ishin kuqe flakë, do bëhen bardha si bora, edhe sikur ishin kuqe purpur, do bëhen si leshi.

19 rast se jeni gatshëm bindeni, do hani gjërat mira vendit;

20 por rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t’ju përpijë shpata", sepse goja e Zotit ka folur.

21 Si bëhet qyteti besnik është shndërruar një prostitutë? Ishte plot ndershmëri, drejtësia qëndronte , por tani aty banojnë vrasësit.

22 Argjendi yt është bërë zgjyrë, vera jote është holluar me ujë.

23 Princat e tu janë rebelë dhe shokë me hajdutët; gjithëve u pëlqejnë dhuratat dhe turren pas shpërblimeve. Nuk i sigurojnë drejtësi jetimit dhe çështja e gruas ve nuk arrin para tyre.

24 Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit thotë: "Po, do hakmerrem me kundërshtarët e mi, do marr hak me armiqtë e mi.

25 Do ta përsëri dorën time mbi ty, do pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do heq tërë plumbin tënd.

26 Do rivendos gjyqtarët e tu siç ishin krye dhe këshilltarët e tu siç ishin fillim. Mbas kësaj do quhesh "qyteti i drejtësisë", "qyteti besnik".

27 Sioni do çlirohet me anë drejtës dhe ata do pendohen me anë drejtësisë.

28 Por rebelët dhe mëkatarët do shkatërrohen bashku, dhe ata braktisin Zotin do shfarosen.

29 Atëherë do t’ju vijë turp për lisat keni dashur dhe do skuqeni për kopshtet keni zgjedhur.

30 Sepse do jeni si një lis me gjethe fishkura dhe si një kopsht pa ujë.

31 Njeriu i fortë do jetë si kallamishtet dhe vepra e tij si një shkëndijë; do digjen dy bashkë dhe askush nuk do t’i shuajë".

Veja também

Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-07-05_19-25-13-