Pular para o conteúdo
Publicidade

Isaia 12

1 Atë ditë do thuash: "Unë kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe ka ngushëlluar.

2 Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do kem besim dhe nuk do kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im".

3 Ju do merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit.

4 Atë ditë do thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni njohura veprat e tij midis popujve, shpallni emri i tij është i lartësuar.

5 Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra madhërishme; kjo dihet mbi gjithë tokën.

6 Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit mes tuaj".

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também