Publicidade

Isaías 35

1 Shkretëtira dhe toka e thatë do gëzohen, vetmia do gëzohet dhe do lulëzojë si trëndafili;

2 do lulëzojë shumë dhe do ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t’u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.

3 Forconi duart e dobësuara, bëjini qëndrueshëm gjunjët e pasigurt!

4 U thoni atyre e kanë humbur zemrën: "Bëhuni fortë, mos kini frikë!". Ja, Perëndia juaj do vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do vijë ai vetë për t’ju shpëtuar.

5 Atëherë do hapen sytë e verbërve dhe veshët e shurdhëve;

6 atëherë çalamani do kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do bërtasë nga gëzimi, sepse do dalin ujëra shkretëtirë dhe përrenj vendin e vetmuar.

7 Vendi i thatë do bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash; vendet ku shtriheshin çakejtë do ketë bar me kallamishte dhe xunkth.

8 Aty do jetë rruga kryesore, një rrugë do quhet "rruga e shenjtë"; asnjë i papastër nuk do kalojë nëpër ; ajo do jetë vetëm për ata e ndjekin; edhe mendjeshkurtrit nuk do mund humbasin.

9 Luani nuk do jetë , as edhe ndonjë bishë e egër nuk do dalë aty ose nuk do duket, por do ecin çliruarit.

10 shpëtuarit nga Zoti do kthehen, do vijnë Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme do kurorëzojë kokën e tyre; do kenë gëzim dhe lumturi, dhe dhembja e rënkimi do ikin.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-29_22-07-56-