Publicidade

Isaías 53

1 Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

2 Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për tërhequr shikimin tonë, as paraqitje ne ta dëshironim.

3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim goditur, rrahur nga Perëndia dhe përulur.

5 Por ai u tejshpua për shkak shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për cilin kemi paqen është mbi , dhe për shkak vurratave tij ne jemi shëruar.

6 Ne gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri bjerë mbi paudhësia e ne gjithëve.

7 I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj e çojnë thertore, si një dele e heshtur përpara atyre i qethin nuk e hapi gojën.

8 U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e gjallëve dhe ishte goditur për shkak shkeljeve popullit tim?

9 Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me pabesët, po kur vdiq e vunë me pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim gojën e tij.

10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do shikojë pasardhës, do zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do ketë mbarësi duart e tij.

11 Ai do shikojë frytin e mundimit shpirtit tij dhe do jetë i kënaqur; me anë diturisë tij, i drejti, shërbëtori im, do bëjë drejtë shumë veta, sepse do marrë përsipër paudhësitë e tyre.

12 Prandaj do t’i jap pjesën e tij midis mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë favor shkelësve.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-06-28_14-13-17-