Pular para o conteúdo
Publicidade

Jeremia 19

1 Kështu ka thënë Zoti: "Shko e bli një poç balte për ujë; pastaj merr disa pleq nga populli dhe disa pleq nga priftërinjtë

2 dhe dil në drejtim të luginës së birit të Hinomit që ndodhet në hyrje të Portës së poçerisë dhe aty shpall fjalët që do të të them.

3 Do të thuash kështu: Dëgjoni fjalën e Zotit, o mbret i Judës dhe banorë të Jeruzalemit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë do të sjell mbi këtë vend një fatkeqësi të tillë që do të bëjë të shungullojnë veshët e cilitdo që do ta dëgjojë,

4 sepse më kanë braktisur, kanë përdhosur këtë vend dhe u kanë djegur temjan perëndive të tjera, që nuk i njihnin as ata vetë, as etërit e tyre, as mbretërit e Judës, dhe e kanë mbushur këtë vend me gjakun e të pafajshmëve;

5 i kanë ndërtuar vendet e larta Baalit për të djegur bijtë e tyre në zjarr si holokaust Baalit, gjë që nuk kisha urdhëruar dhe për të cilën nuk kisha folur kurrë dhe nuk më kishte shkuar ndër mend.

6 Prandaj ja, ditët po vijnë", thotë Zoti, "kur ky vend nuk do të quhet më "", as "Lugina e birit të Hinomit", por "Lugina e masakrës".

7 Unë do t’i bëj të kota qëllimet e Judës dhe të Jeruzalemit në këtë vend dhe do të bëj që të rrëzohen nga shpata përpara armiqve të tyre, dhe nga dora e atyre që kërkojnë jetën e tyre, dhe do t’ua jap kufomat e tyre si ushqim shpendëve të qiellit dhe kafshëve të tokës.

8 Do ta katandis këtë qytet në një shkatërrim dhe në një objekt talljeje; kushdo që do t’i kalojë pranë do të mbetet i habitur dhe do të fillojë të fishkëllejë për tërë plagët e tij.

9 Do të bëj të hanë mishin e bijve të tyre dhe mishin e bijave të tyre dhe do të hanë mishin e njëri-tjetrit gjatë rrethimit dhe shtrëngesës në të cilat do t’i ngushtojnë armiqtë e tyre dhe ata që kërkojnë jetën e tyre.

10 Pastaj do të thyesh poçin në prani të atyre njerëzve që do të kenë ardhur me ty

11 dhe do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kështu do të copëtoj këtë popull dhe këtë qytet, ashtu si copëtohet një poç balte, që nuk mund të ndreqet më; atëherë do t’i varrosin të vdekurit në , sepse nuk do të ketë më vend për t’i varrosur.

12 Kështu do të veproj në këtë vend, thotë Zoti, dhe me banorët e tij, duke e bërë këtë qytet si Tofeti.

13 Shtëpitë e Jeruzalemit dhe shtëpitë e mbretërve të Judës do të jenë të papastra ashtu si vendi i Tofetit që janë të gjitha shtëpitë mbi çatitë e të cilave i kanë djegur temjan tërë ushtrisë së qiellit dhe u kanë bërë libacione perëndive të tjera".

14 Pastaj Jeremia u kthye nga Tofeti, ku Zoti e kishte dërguar të profetizonte, u ndal tek oborri i shtëpisë të Zotit dhe i tha tërë popullit:

15 "Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po sjell mbi këtë qytet dhe mbi të gjitha lagjet e tij të jashtme tërë të keqen që shqiptova kundër tij, sepse kanë fortësuar qafën e tyre për të mos dëgjuar fjalët e mia".

Lugar Bíblico
Estrutura / Marco
Tofete
Hoje: Vale de Hinom, Jerusalém
תֹּ֫פֶתtophet
Tofete é o lugar no vale de Ben-Hinom onde construíram altos para queimar filhos e filhas em sacrifício, coisa que o Senhor diz nunca ter ordenado (Jeremias 7:31).
31,77° N, 35,23° L
Citado em 9 versículos
Ver página completa
Lugar Bíblico
Estrutura / Marco
Tofete
Hoje: Vale de Hinom, Jerusalém
תֹּ֫פֶתtophet
Tofete é o lugar no vale de Ben-Hinom onde construíram altos para queimar filhos e filhas em sacrifício, coisa que o Senhor diz nunca ter ordenado (Jeremias 7:31).
31,77° N, 35,23° L
Citado em 9 versículos
Ver página completa
Todos os capítulos de Jeremia 52
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42
  43. 43
  44. 44
  45. 45
  46. 46
  47. 47
  48. 48
  49. 49
  50. 50
  51. 51
  52. 52

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.