Pular para o conteúdo
Publicidade

Levitiku 9

1 Ndodhi ditën e tetë Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,

2 dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një holokaust, dy pa meta, dhe ofroji para Zotit.

3 Pastaj do t’u flasësh bijve Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, dy motakë, pa meta, për një holokaust,

4 një dem vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t’i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, përziera me vaj, sepse sot Zoti do t’ju shfaqet".

5 Dhe kështu ata sollën përpara çadrës mbledhjes atë Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asambleja u afrua dhe qëndroi këmbë përpara Zotit.

6 Atëherë Moisiu tha: "Kjo është ajo Zoti ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Zotit do t’ju shfaqet".

7 Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe holokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".

8 Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, e kishte për vete.

9 Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut bazën e altarit;

10 por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme mëlçisë flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

11 Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.

12 Pastaj theri holokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

13 Pastaj i dhanë holokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.

14 Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me holokaustin mbi altar.

15 Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë parë.

16 Pastaj paraqiti holokaustin dhe e ofroi sipas rregullit caktuar.

17 Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç holokaustit mëngjesit.

18 Theri edhe demin e vogël dhe dashin, si flijim falënderimi për popullin. Bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

19 I paraqitën dhjamin e kaut, dashit, bishtin e majmë, dhjamin mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e majme mëlçisë;

20 vunë dhjamin mbi gjokset, dhe ai tymosi dhjamin mbi altar;

21 por gjokset dhe kofshën e djathtë Aaroni i tundi përpara Zotit si ofertë e tundur, sipas mënyrës kishte urdhëruar Moisiu.

22 Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi bëri flijimin për mëkatin, holokaustin dhe flijimin e falënderimit, zbriti nga altari.

23 Pastaj Moisiu dhe Aaroni hynë çadrën e mbledhjes; pastaj dolën dhe bekuan popullin. Atëherë lavdia e Zotit iu shfaq tërë popullit.

24 Pastaj një zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar holokaustin dhe dhjamin; tërë populli e pa, shpërtheu britma gëzimi dhe u përul me fytyrë për tokë.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também