Confiança
A confiança em Deus é âncora da alma em tempos de tempestade. Quem confia no Senhor não será abalado — porque o Deus fiel sustenta, protege e guia os que nele esperam.
Confiança inabalável
Tudo posso naquele que me fortalece. O meu Deus suprirá toda necessidade. Quem confia não será confundido.
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon.
Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.
duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.
Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?
as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.
Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".
Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.
Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.
Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?
Fundamento de confiança
Deus não é homem para que minta. Todas as suas promessas são firmes. Confiar em Deus é segurança absoluta.
Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?
Sjellja juaj të jetë pa lakmi paraje dhe kënaquni me atë që keni, sepse vetë Perëndia ka thënë: ''Nuk do të të lë, nuk do të të braktis''.
Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç’do të më bëjë njeriu?''.
Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.
Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;
pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;
pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.
Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.
Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.
Confiar em todas as coisas
Não pertenço ao mundo — minha cidadania é do céu. A confiança cristã repousa na fidelidade de Deus, não nas circunstâncias.
Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
Dhe Jezusi i tha: ''Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson''.
Por ai tha: ''Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë''.
Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambarë; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?
Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!''.
Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
Ai do të jetë si një pemë e mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndiejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.
Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:
Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:
Dhe ne njohëm dhe besuam dashurinë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.
Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.
Esperar com confiança
O Senhor está perto de todos os que o invocam. Na espera confiante encontramos descanso e direção divina.
Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
Më bëj të ndiej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.
Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.
Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!
Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.
Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.
Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.
(sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit.)