Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Kronikave 3

1 Këta ishin bijtë e Davidit, i lindën Hebron; i parëlinduri ishte Amnoni, nga Ahinoami, jezreelitja; i dyti ishte Danieli, nga Abigail, karmelitja;

2 i treti ishte Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit; i katërti ishte Adonijahu, bir i Haghithit;

3 i pesti ishte Shefatiahu nga Abitali; i gjashti ishte Ithreami, nga Eglahu, bashkëshortja e tij.

4 Këta gjashtë i lindën Hebron. Ai mbretëroi atje shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet.

5 Këta përkundrazi i lindën Jeruzalem; Shimea, Shobabi, Nathani dhe Salomoni, domethënë katër fëmijë lindur nga Bath-Sheba, e bija e Amielit.

6 Ishin përveç tyre Ibhari, Elishama, Elifeleti,

7 Nogahu, Nefegu, Jafia,

8 Elishama, Eliada dhe Elifeleti, gjithsej nëntë.

9 Tërë këta ishin bijtë e Davidit, pa llogaritur bijtë e konkubinave tij. Tamara ishte motra e tyre.

10 I biri i Salomonit ishte Roboami, bir i cilit ishte Abijahu, bir i cilit ishte Asa, bir i cilit ishte Jozafati,

11 bir i cilit ishte Jorami, bir i cilit ishte Ahaziahu, bir i cilit ishte Joasi,

12 bir i cilit ishte Amatsiahu, bir i cilit ishte Azariahu, bir i cilit ishte Jothami,

13 bir i cilit ishte Ashazi, bir i cilit ishte Ezekia, bir i cilit ishte Manasi,

14 bir i cilit ishte Amoni, bir i cilit ishte Josia.

15 Bijtë e Josias ishin Johnani, i parëlinduri, i dyti Jehojakimi, i treti Sedekia dhe i katërti Shalumi.

16 Bijtë e Jehojakimit ishin djali i tij Jekoniahu, bir i cilit ishte Sedekia.

17 Bijtë e Jekoniahut, burgosurit, ishin i biri Shealtieli,

18 dhe Malkirami, Pedajahu, Shenatsari, Jekamiahu, Hoshama dhe Nedabiahu.

19 Bijtë e Pedajahut ishin Zorobabeli dhe Shimei. Bijtë e Zorobabelit ishin Meshulami, Hananiahu dhe Shelomith, motra e tyre;

20 pastaj vinin Hashubahu, Oheli, Berekiahu, Hasadiahu dhe Jushab-Hasedi, gjithsej pesë.

21 Bijtë e Hananiahut ishin Pelatisahu dhe Jeshajahu, bijtë e Refajahut, bijtë e Arnanit, bijtë e Obadiahut, bijtë e Shekaniahut.

22 Biri i Shakaniahut ishte Shemajahu. Bijtë e Shemajahut ishin Hatushi, Igali, Bariahu, Neraiahu dhe Shafati, gjithsej gjashtë.

23 Bijtë e Neariahut ishin Elioenai, Ezekia dhe Azrikami, gjithsej tre.

24 Bijtë e Elioenait ishin Hodaviahu, Eliashibi, Pelajahu, Akubi, Johanani, Delaiahu dhe Anani, gjithsej shtatë.

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também