Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Kronikave 14

1 Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru cedri, muratorë, dhe marangozë për t’i ndërtuar një shtëpi.

2 Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.

3 Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.

4 Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,

5 Ibhari, Elishua, Elpeleti,

6 Nagahu, Nefegu, Jafia,

7 Elishama, Beelida dhe Elifeleti.

8 Kur filistenjtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.

9 Filistenjtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.

10 Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër filistenjve? A do të m’i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t’i jap në duart e tua".

11 Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.

12 Filistenjtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.

13 Më vonë filistenjtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.

14 Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë balsameve.

15 Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e balsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e filistenjve".

16 Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e filistenjve nga Gabaoni deri në .

17 Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.

Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Gezer
Hoje: Tel Gezer
גֶּ֫זֶרgezer
Gezer é uma cidade de cananeus que o faraó do Egito conquistou e incendiou, entregando-a como presente de casamento à própria filha, mulher de Salomão (1 Reis 9:16).
31,86° N, 34,92° L
Citado em 14 versículos
Ver página completa
Todos os capítulos de 1 i Kronikave 29
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.