Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Kronikave 27

1 Dhe tani ja, bijtë e Izraelit, sipas numrit të tyre, të parëve të shtëpive atërore, komandantëve të mijësheve dhe të qindësheve dhe të oficerëve të tyre në shërbim të mbretit për të gjitha ato që

2 Në krye të divizionit të parë, gjatë muajit të parë, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

3 Ai ishte nga bijtë e Peretsit dhe komandant i të gjithë oficerëve të ushtrisë gjatë muajit të parë.

4 Në krye të divizionit të muajit të dytë ishte Dodai, ahohiti; në divizionin e tij oficeri më i rëndësishëm ishte Miklothi; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

5 Komandanti i divizionit të tretë për muajin e tretë ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

6 Benajahu ishte një trim midis të tridhjetëve dhe ishte i pari i të tridhjetëve; në divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.

7 Komandanti i katërt për muajin e katërt ishte Asaheli, vëllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

8 Komandanti i pestë për muajin e pestë ishte komandanti Shamhuth, izrahiti; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

9 Komandanti i gjashtë për muajin e gjashtë ishte Ira, bir i Ikeshit, tekoitit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

10 Komandanti i shtatë për muajin e shtatë ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

11 Komandanti i tetë për muajin e tetë ishte Sibekai, Hushathiti, nga zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

12 Komandanti i nëntë për muajin e nëntë ishte Abiezeri nga Anatothi, një beniaminit ; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

13 Komandanti i dhjetë për muajin e dhjetë ishte Maharai nga , nga zarhitët; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

14 Komandanti i njëmbëdhjetë për muajin e njëmbëdhjetë ishte Banajahu nga Pirathoni, një nga bijtë e Efraimit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

15 Komandanti i dymbëdhjetë për muajin e dymbëdhjetë ishte Heldai nga , prej familjes së Othnielit; divizioni i tij përbëhej nga njëzet e katër mijë burra.

16 Përveç këtyre, të parët e fiseve të Izraelit ishin këta që vijojnë: i pari i rubenitëve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i simeonitëve, Shefatiahu, bir i Maakahut;

17 i pari i levitëve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;

18 i pari i Judës, Elihu, një ndër vëllezërit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;

19 i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit;

20 i pari i bijve të Efraimit, Hoshea, bir i Azariahut, i pari i gjysmës së fisit të Manasit, Joeli, bir i Pedajahut;

21 i pari i gjysmës së fisit të Manasit në , Ido, bir i Zakarias; i pari i Beniaminit, Jaasieli, bir i Abnerit;

22 i pari i Danit, Azareeli, bir i Jerohamit. Këta ishin të parët e fiseve të Izraelit.

23 Por Davidi nuk bëri regjistrimin e atyre që ishin më pak se njëzet vjeç, sepse Zoti i kishte thënë që do ta shumëzonte Izraelin si yjet e qiellit.

24 Joabi, bir i Tserujahut, kishte filluar regjistrimin e popullsisë por nuk e kishte përfunduar; prandaj zemërimi i Zotit goditi Izraelin dhe numri i të regjistruarve nuk u përfshi në Kronikat e mbretit .

25 Azmavethi, bir i Adielit, ishte ngarkuar me thesaret e mbretit; Jonathani, bir i Uziahut, ishte ngarkuar me thesaret që ndodheshin në fshatrat, në qytetet dhe në kalatë;

26 Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar për punonjësit që punonin tokën;

27 Shimei nga Ramahu ishte caktuar për vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar për prodhimin e vreshtave që depozitohej në kantina;

28 Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar për ullishtat dhe për fiqtë e Egjiptit që ndodheshin në fushë; Joashi ishte caktuar për depozitat e vajit;

29 Shitrai nga Sharoni ishte caktuar për kopetë që kullotnin në ; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar për kopetë që ndodheshin në luginat;

30 Obili, Ismaeliti, ishte caktuar për devetë; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarët;

31 Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetë e bagëtive të imta. Tërë këta ishin administratorë të pasurive të mbretit .

32 Jonathani, ungji i Davidit, ishte këshilltar, njeri i zgjuar dhe shkrues; Jehieli, bir i Hakmonit, rrinte me bijtë e mbretit;

33 Ahitofeli ishte këshilltar i mbretit; Hushai, arkiti, ishte mik i mbretit.

34 Ahithofelit i zunë vendin Jehojada, bir i Benajahut, dhe Abiathari; komandant i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.

Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Netofa
Hoje: Khirbet Badd Faluh
נְטֹפָהnetophah
Netofa é a cidade de onde eram Maarai e Heldai, cada um com uma divisão de vinte e quatro mil homens, no décimo e no décimo segundo mês (1 Crônicas 27:15).
31,67° N, 35,22° L
Citado em 8 versículosTb.: Netofate
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Netofa
Hoje: Khirbet Badd Faluh
נְטֹפָהnetophah
Netofa é a cidade de onde eram Maarai e Heldai, cada um com uma divisão de vinte e quatro mil homens, no décimo e no décimo segundo mês (1 Crônicas 27:15).
31,67° N, 35,22° L
Citado em 8 versículosTb.: Netofate
Ver página completa
Lugar Bíblico
Região / Território
Gileade
Hoje: Tell edh Dhahab esh Sherqiyeh
גִּלְעָדgilad
Gileade é a terra que Moisés deu a Maquir, de Manassés, e onde Rúben, Gade e metade da tribo de Manassés tinham sua própria terra. Dela eram Jair, que liderou Israel, e Elias (Números 32:40).
32,19° N, 35,69° L
Citado em 86 versículos
Ver página completa
Pessoa
Tribo de Judá
Davi
דָוִֽדdavidΔαυιδDauid
Davi, filho de Jessé, era pastor em Belém quando Samuel o ungiu; venceu Golias, reinou sobre Israel em Jerusalém e escreveu muitos dos salmos (1 Samuel 16:13).
Significado: “Amado”
Ver página completa
Lugar Bíblico
Região / Território
Sarom
Hoje: Planície de Sarom, Israel
שָׁרוֹןsharonΣάρωνSarōn
Sarom é uma terra onde pastavam rebanhos, e Sitrai, o saronita, estava encarregado deles (1 Crônicas 27:29).
32,40° N, 34,88° L
Citado em 6 versículos
Ver página completa
Pessoa
Tribo de Judá
Davi
דָוִֽדdavidΔαυιδDauid
Davi, filho de Jessé, era pastor em Belém quando Samuel o ungiu; venceu Golias, reinou sobre Israel em Jerusalém e escreveu muitos dos salmos (1 Samuel 16:13).
Significado: “Amado”
Ver página completa
Todos os capítulos de 1 i Kronikave 29
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.