1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.2 Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.3 Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,4 atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,7 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,8 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,9 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.10 Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,11 dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,12 me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.13 Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,14 dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,15 por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.16 Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,17 atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,18 dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;19 Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,20 dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.21 Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,22 në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.23 Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,24 dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.25 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.26 Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Publicidade
Salmos 136
Publicidade
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos