1 Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.2 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.3 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.6 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.7 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.8 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.9 Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.10 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.11 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.12 Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.
Publicidade
Salmos 97
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos