1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.7 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.8 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.11 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.13 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.14 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.16 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.17 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.21 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.
Publicidade
Salmos 33
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos