1 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.2 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.3 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.4 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)5 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.6 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!7 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.9 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.
Publicidade
Salmos 47
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos