1 I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.2 I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.3 Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.4 Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,5 por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.6 Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,7 në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.8 Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.9 Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.10 Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.11 Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.12 I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,13 këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.14 Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.
Publicidade
Salmos 48
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos