Publicidade

Salmos 95

1 Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

Veja também

Publicidade
Bíblia Online Bíblia Online

Bíblia Online • Versão: 2026-04-20_11-41-06-