1 Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.2 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.3 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.6 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.7 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,8 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,9 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.10 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.11 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".
Publicidade
Salmos 95
Veja também
Publicidade
Salmos
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150
Ver todos os capítulos de Salmos