Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 35

1 Elihu vazhdoi të flasë dhe tha:

2 "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

3 Në fakt ke thënë: "Ç’dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

4 Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

5 Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

6 Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

7 Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

8 Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t’i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

9 Ngrihet zëri për numrin e madh të shtypjeve, ngrihet zëri për të kërkuar ndihmë për shkak të dhunës së të fuqishmëve;

10 por asnjeri nuk thotë: "Ku është Perëndia, krijuesi im, që natën të jep këngë gëzimi,

11 që na mëson më tepër gjëra se sa kafshëve të fushave dhe na bën më të urtë se zogjtë e qiellit?"

12 Kështu ngrihen zëra, por ai nuk përgjigjet për shkak të krenarisë së njerëzve të këqij.

13 Me siguri Perëndia nuk ka për t’i dëgjuar ligjëratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t’jua vërë veshin.

14 Edhe sikur ti të thuash se nuk e shikon atë, çështja jote qëndron para tij, dhe ti duhet të presësh.

15 Por tani, duke qenë se në zemërimin e tij ai nuk dënon dhe nuk u jep shumë rëndësi shkeljeve,

16 Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

Todos os capítulos de Jobi 42
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.