Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 23

1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

2 "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.

3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

4 Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.

5 Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.

6 A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.

7 Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

8 Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;

9 vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

10 Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

11 Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

12 nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

13 Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

14 kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

15 Prandaj në prani të tij e ndiej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

16 Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

17 Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

Todos os capítulos de Jobi 42
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.