Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 28

1 "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit.

2 Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin.

3 Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë mëdha kërkim gurëve varrosur terr dhe hijen e vdekjes.

4 Ai çel një pus larg vendbanimit, vende harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve.

5 Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri.

6 Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari.

7 Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë.

8 Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej.

9 Njeriu dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

10 Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka është e çmuar.

11 rrjedhat ujore mos rrjedhin, dhe nxjerr dritë gjërat e fshehura.

12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë?

13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e gjallëve.

14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje".

15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

16 Nuk shtihet dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin.

17 Ari dhe kristali nuk mund barazohen me dhe nuk këmbehet me enë ari kulluar.

18 Korali dhe kristali as meritojnë përmenden; vlera e diturisë është e madhe se margaritarët.

19 Topazi i Etiopisë nuk mund barazohet dhe nuk mund vlerësohet me ar kulluar.

20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia?

21 Ajo u fshihet syve çdo gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit.

22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar flitet për me veshët tona".

23 Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet,

24 sepse ai re skajet e tokës dhe sheh tërë ato ndodhen nën qiejt.

25 Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë,

26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave,

27 atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

28 dhe i tha njeriut: "Ja, kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t’i largohesh keqes është zgjuarsi"".

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também