Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 38

4 Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, rast se ke aq zgjuarsi.

5 Kush ka vendosur përmasat e saj, rast se e di, ose kush ka vënë mbi litarin për ta matur?

6 Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

7 kur yjet e mëngjesit këndonin gjithë bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

8 Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

9 kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

10 Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

11 dhe thashë: "Ti do arrish deri këtu, por jo tutje; këtu do ndalen valët e tua krenare!"?

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também