Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 41

1 A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose mbash palëvizur gjuhën e tij me një litar?

2 A mund t’i vësh një xunkth flegrat e hundës ose t’i shposh nofullën me një çengel?

3 A do lutet ai tepërmi apo do drejtojë fjalë ëmbla?

4 A do lidhë një besëlidhje me ty, ti ta marrësh si shërbëtor përgjithnjë?

5 A do lozësh me si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua?

6 Miqtë e tu do bëjnë me takime mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve?

7 A mund mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja?

8 Vëri duart mbi trupin e tij; do kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar.

9 Ja, shpresa e atij e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe tmerri.

10 Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është gjendje qëndrojë i fortë para meje?

11 Kush ka bërë një shërbim i pari unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

12 Nuk do t’i kaloj heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij madhe dhe bukurinë e armaturës tij.

13 Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t’i afrohet me një fre dyfishtë?

14 Kush mund hapë portat e gojës tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve tij?

15 Shumë bukura janë rreshtat e mburojave tij, salduara fort si prej një vule.

16 Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre.

17 Janë ngjitura njëra me tjetrën, bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund ndahen.

18 Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit.

19 Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri.

20 Nga flegrat e hundës tij del tym, si nga një enë vlon ose nga një kazan.

21 Fryma e tij i zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë.

22 Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

23 Pjesët e flashkëta mishit tij janë fort kompakte, janë mjaft ngjeshura mbi dhe nuk lëvizin.

24 Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës.

25 Kur ngrihet, fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten hutuar.

26 Shpata arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën.

27 E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru brejtur nga krimbi.

28 Shigjeta nuk e bën ikë; gurët e hobesë për janë si kallamishte.

29 Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

30 Poshtë ka maja mprehta dhe gjurmë si lesës mbi baltë.

31 E bën ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si ishte një enë me melhem.

32 pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat.

33 Mbi tokë nuk ka asgjë t’i ngjajë, jetë bërë pa pasur fare frikë.

34 Shiko fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi gjitha bishat madhështore".

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.

Veja também