Pular para o conteúdo
Publicidade

Jobi 42

1 Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:

2 "E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.

3 Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.

4 Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.

5 Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.

6 Prandaj ndiej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".

7 Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im .

8 Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im dhe ofroni një holokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t’ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im ".

9 Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.

10 Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.

11 Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.

12 Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.

13 Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;

14 e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.

15 Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.

16 Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.

17 Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.

Pessoa
H347
Jó
אִיּוֹבiyovΙωβIōb
Jó, homem íntegro de Uz que temia a Deus, perdeu os bens, os filhos e a saúde, discutiu com os amigos o seu sofrimento e foi restaurado pelo Senhor (Jó 1:1).
Significado: “Perseguido, aquele que se volta para Deus”
Ver página completa
Pessoa
H347
Jó
אִיּוֹבiyovΙωβIōb
Jó, homem íntegro de Uz que temia a Deus, perdeu os bens, os filhos e a saúde, discutiu com os amigos o seu sofrimento e foi restaurado pelo Senhor (Jó 1:1).
Significado: “Perseguido, aquele que se volta para Deus”
Ver página completa
Pessoa
H347
Jó
אִיּוֹבiyovΙωβIōb
Jó, homem íntegro de Uz que temia a Deus, perdeu os bens, os filhos e a saúde, discutiu com os amigos o seu sofrimento e foi restaurado pelo Senhor (Jó 1:1).
Significado: “Perseguido, aquele que se volta para Deus”
Ver página completa
Todos os capítulos de Jobi 42
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.