Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Samuelit 10

1 Atëherë Samueli mori një enë të vogël me vaj dhe e derdhi mbi kokën e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk të ka vajosur Zoti si kreu i trashëgimisë së tij?

2 Sot, kur të ikësh nga unë, do të gjesh dy njerëz pranë varrit të Rakelës në kufirin e Beniaminit, në Tseltsah. Ata do të thonë: Gomaret që shkove të kërkosh u gjetën; tani yt atë nuk shqetësohet për gomaret, por për ju, dhe thotë: "Çfarë duhet të bëj për birin tim?".

3 Pastaj ti do ta kalosh atë vend dhe do të arrish në lisin e Taborit; aty do të takosh tre njerëz që shkojnë për të adhuruar Perëndinë në : njëri do të mbajë tre keca, tjetri tri bukë dhe i treti një calik me verë.

4 Ata do të të përshëndetin dhe do të të japin dy bukë, që do t’i marrësh nga duart e tyre.

5 Pastaj ti do të arrish në kodrinën e Perëndisë, ku gjendet garnizoni i filistenjve; dhe këtu, duke arritur në qytet, do të takosh një grup profetësh që do të zbresin nga vendi i lartë, të paraprirë nga një harpë, një dajre, një fyell dhe një qeste, dhe që do të bëjnë profeci.

6 Atëherë Fryma e Zotit do të të ngarkojë të bësh profeci me ta, dhe do të shndërrohesh në një njeri tjetër.

7 Kur këto shenja do të realizohen, bëj atë që rasti kërkon, sepse Perëndia është me ty.

8 Pastaj ti do të zbresësh para meje në : dhe ja, unë do të zbres te ti për të ofruar holokauste dhe për të kryer flijime falënderimi. Ti do të presësh shtatë ditë derisa unë të vij te ti dhe të të them çfarë duhet të bësh".

9 Sapo ktheu kurrizin për të lënë Samuelin, Perëndia ia ndërroi zemrën në një tjetër, dhe tërë ato shenja u realizuan po atë ditë.

10 Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre.

11 Atëherë tërë ata që e kishin njohur më parë, duke parë që profetizonte bashkë me profetët, i thoshin njëri-tjetrit: "Çfarë i ka ndodhur birit të Kishit? Është edhe Sauli midis profetëve?".

12 Pastaj një vendas u përgjigj, duke thënë: "Po kush është ati i tyre?". Për këtë arsye u bë proverb thënia: "Është edhe Sauli midis profetëve?".

13 Me të mbaruar profecitë, Sauli u drejtua në vendin e lartë.

14 Pastaj ungji i Saulit e pyeti atë dhe shërbëtorin e tij: "Ku keni vajtur?". Ai u përgjigj: "Të kërkojmë gomaret, por, duke parë se nuk ishin, shkuam te Samueli".

15 Ungji i Saulit shtoi: "Më trego, të lutem, çfarë ju tha Samueli".

16 Kështu iu përgjigj Sauli ungjit të tij: "Ai na siguroi që gomaret i kishin gjetur". Por nuk tha asgjë lidhur me atë që Samueli kishte thënë për mbretërinë.

17 Pastaj Samueli mblodhi popullin para Zotit në Mitspah,

18 dhe u tha bijve të Izraelit: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju çlirova nga duart e egjiptasve dhe nga duart e të gjitha mbretërve që ju shtypnin".

19 Por sot ju keni hedhur poshtë Perëndinë tuaj që ju ka shpëtuar nga fatkeqësitë dhe mundimet tuaja dhe i thoni: "Cakto një mbret mbi ne!". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijësheve".

20 Pastaj Samueli afroi tërë fiset e Izraelit, dhe u zgjodh fisi i Beniaminit.

21 Pas kësaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve të tij dhe u zgjodh familja e Matrit. Pastaj u zgjodh Sauli, bir i Kishit; e kërkuan, por nuk e gjetën.

22 Atëherë u këshilluan përsëri me Zotin: "A ndodhet tanimë këtu?". Zoti u përgjigj: "Ja ku është fshehur midis bagazheve".

23 Vrapuan ta nxjerrin që andej; kështu ai u paraqit para popullit, dhe ishte më i lartë se gjithë njerëzit nga supi e lart.

24 Pastaj Samueli i tha tërë popullit: "E shihni atë që ka zgjedhur Zoti? Nuk ka asnjë si ai në tërë popullin. Kështu tërë populli lëshoi britma gëzimi dhe thirri: "Rroftë mbreti!".

25 Atëherë Samueli i paraqiti popullit të drejtat e mbretërisë dhe i shkroi në një libër, që vendosi përpara Zotit. Pas kësaj Samueli ktheu tërë popullin, secili shkoi në shtëpinë e tij.

26 Edhe Samueli shkoi në shtëpinë e tij në , dhe me të shkuan njerëz trima, të cilëve Perëndia u kish prekur zemrën.

27 Por disa njerëz që nuk vlenin asgjë thanë: "Si mund të na shpëtojë ky njeri?". Kështu e përçmuan dhe nuk i bënë asnjë dhuratë. Por ai nuk tha asnjë fjalë.

Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Betel
Hoje: Beitin (Betel)
בֵּֽיתְ־אֵלbet-el
Betel é a cidade antes chamada Luz, onde Deus se revelou a um homem que fugia do irmão e onde foi construído um altar; ali também foi posto um bezerro (Gênesis 35:7).
31,92° N, 35,24° L
Citado em 69 versículos
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Gilgal
Hoje: Khirbet el Mefjir
גִּלְגָּלgilgal
Gilgal foi o acampamento de Israel a leste de Jericó, onde o povo parou ao subir do Jordão e para onde Josué voltou com todo o Israel (Josué 4:19).
31,88° N, 35,46° L
Citado em 33 versículos
Ver página completa
Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Gibeá
Hoje: Tel el Ful
גִּבְעָהgivah
Gibeá é a cidade de Benjamim onde Saul tinha sua casa e onde Israel acampou para lutar contra os benjamitas ali reunidos (Juízes 20:19).
31,82° N, 35,23° L
Citado em 45 versículos
Ver página completa
Todos os capítulos de 1 i Samuelit 31
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.