Pular para o conteúdo
Publicidade

1 i Samuelit 29

1 Filistenjtë i mblodhën tërë forcat e tyre në Afek, ndërsa izraelitët e ngritën kampin e tyre pranë burimit të Jezreelit.

2 Princat e filistenjve ecnin me qindëshet dhe mijëshet e tyre, ndërsa Davidi dhe njerëzit e tij ecnin në praparojë me Akishin.

3 Atëherë krerët e filistenjve thanë: "Çfarë po bëjnë kështu këta Hebrenj?". Akishi iu përgjigj krerëve të filistenjve: "A nuk është ky Davidi, shërbëtori i Saulit, i mbretit të Izraelit, që ka qenë me mua këto ditë o këto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnjë të metë të madhe nga dita e dezertimit të tij e deri më sot!".

4 Por krerët e filistenjve u zemëruan me të dhe i thanë: "Ktheje prapa atë njeri me qëllim që të kthehet në vendin që i ke caktuar. Të mos vijë të luftojë me ne që të mos na bëhet armiku ynë gjatë betejës. Si mund ta rifitojë ai favorin e zotërisë së tij, veçse me kokën e këtyre njerëzve?

5 Nuk është ky Davidi për të cilin këndonin në kor në vallet, duke thënë: "Sauli ka vrarë mijëshen e tij dhe Davidi dhjetë mijëshen e tij?"".

6 Atëherë Akishi thirri Davidin dhe i tha: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ti je një njeri i drejtë dhe shoh me kënaqësi ecejakun tënd me mua në ushtri, sepse nuk kam gjetur asgjë të keqe që

7 Prandaj kthehu prapa dhe shko në paqe, mos bëj asgjë që nuk u pëlqen princave të filistenjve.

8 Davidi i tha Akishit: "Çfarë kam bërë dhe çfarë ke gjetur te shërbëtori yt prej ditës që erdha me ty e deri më sot, që të më pengojnë të luftoj kundër armiqve të mbretit, zotërisë tim?".

9 Akishi iu përgjigj Davidit, duke thënë: "E kupton që për sytë e mi ti je i këndshëm si një engjëll i Perëndisë; por princat e filistenjve kanë thënë: "Ai nuk duhet të marrë pjesë me ne në betejë!".

10 Prandaj çohu herët nesër në mëngjes bashkë me shërbëtorët e zotërisë tënd që kanë ardhur bashkë me ty; çohuni në mëngjes herët dhe nisuni në të gdhirë".

11 Kështu Davidi dhe njerëzit e tij u ngritën herët në mëngjes për t’u nisur dhe për t’u kthyer në vendin e filistenjve. Filistenjtë përkundrazi shkuan në .

Lugar Bíblico
Cidade / Povoado
Jezreel
Hoje: Tel Yizre’el
יִזְרְעֶאלyizreel
Jezreel é a cidade em cujo terreno Jezabel seria devorada por cães e para onde Jeú mandou trazer as cabeças dos setenta descendentes de Acabe (2 Reis 9:10).
32,56° N, 35,33° L
Citado em 29 versículosTb.: Jizreel
Ver página completa
Todos os capítulos de 1 i Samuelit 31
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Estes versículos te tocaram? Ore agora!

+581 estão orando agora.

Junte-se à corrente de oração.